Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kusari për dinarin: Është çështje e Kosovës, komunikimi me SHBA vazhdon

    21/02/2024 14:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, në deklarimin e saj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Në adresimin për media, Kusari-Lila ka thënë se komunikimi me aleatët po vazhdon, por se kjo është çështje e Kosovës.

    “Komunikimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera vazhdon. Por konsideroj se është çështje e Kosovës dhe Kushtetutës. Në raport me ndonjë çështje përmbajtjesore apo vlerash, askush nuk thotë se në Kosovë duhet të ekzistojnë dy valuta”, ka thënë ajo.

    Kusari Lila ka thënë se rregullorja e re e BQK-së nuk ka pasur dallime në parim, por vetëm e ka bërë diferencën me afatin kohor të implementimit.

    Kusari – Lila ka folur edhe për procedurat pas nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe. Ajo ka thënë se procedurat mund të marrin fund në përfundim të stinës së pranverës.

    “Aktualisht KQZ si organi i vetëm zgjedhor po bën verifikimin e nënshkrimeve. Të gjitha fazat janë të parapara me rregulloren në fuqi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Mund të them se në momentin kur të ka verifikim të mirëfilltë, bëhen publike dhe caktohet një proces tjetër që është votimi i mosbesimit të kryetarëve në katër komunat në veri, të cilat duhet të kenë 50+1 vota të qytetarëve dhe pas verifikimit të tyre caktohen proceset zgjedhore”, ka thënë ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Kusari-Lila nuk e mohon bisedën me Radojçiqin: Janë deklarata të para dy viteve

    Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari për kanosjen e Mimoza Kusarit

    S’ka prova se i akuzuari është ftuar me rregull, anulohet seanca fillestare për kanosjen e Mimoza Kusarit

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.