Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari ka reaguar pas emërimit të Rilind Gërvallës, si drejtor në RTK, duke e konsideruar kapje nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, shkruan GazetaDemos.
Ajo përmes një postimi në facebook, ka thënë se ka humbur mundësia që të depolitizohet RTK-ja.
“Kjo quhet kapje e pjeses informative nga partia ne pushtet. Thellesisht e zhgenjyer qe eshte humbur mundesia per depolitizimin e RTK-se”, ka shkruar Kusari.