Shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, shkruan GazetaDemos.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit, Hashim Thaçi, sjell dhimbjen e humbjes dhe trishtimin e vdekjes, por edhe atë të ndarjes së detyruar për së gjalli nga i biri”, u shpreh Kusari-Lila.
Postimi i plotë:
Lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit, Hashim Thaçi, sjell dhimbjen e humbjes dhe trishtimin e vdekjes, por edhe atë të ndarjes së detyruar për së gjalli nga i biri.
Ngushëllime familjes Thaçi për humbjen e bashkëshortit, babait dhe gjyshit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës!