Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kusari Lila për ngërçin: Na takon një pjesë e përgjegjësisë

    07/08/2025 09:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvensdosje Mimoza Kusari-Lila e pyetur se a ndjen si subjekt i parë në zgjedhjet e 9 shkurtit Vetëvendosje një pjesë të përgjegjësisë apo po mjaftohen me fajësimin e partive të tjera, tha se beson se u takon një pjesë e përgjegjësisë, ndoshta në pjesën e komunikimit.

    Por vlerëson se edhe po të kishin bërë përpjekje të tjera për të dalë nga ky ngërç, bllokimi ose pozicionimi që ishte i partive të deritashme opozitare tregonte se nuk do të lëviznin ose nuk do të reflektonin në sjelljen e tyre.

    “Po, është e vërtetë, është një periudhë kohore në të cilën organi më i lartë i vendit, legjislativi, Kuvendi i Republikës është jofunksional dhe në konstituimin e këtij kuvendi përgjegjësinë e ndajmë bashkërisht. Unë jam një nga 48 deputetët e grupit të tri partive, të cilat kanë marrë shumicën në Kuvendin e Republikës dhe jam e bindur se edhe po të kishim bërë përpjekje të tjera për të dalë nga ky ngërç, bllokimi ose pozicionimi që ishte i partive të deritashme opozitare tregonte se nuk do të lëviznin ose nuk do të reflektonin në sjelljen e tyre.

    Tani a lidhet kjo vetëm me veprimet e tashme apo me veprimet e katë vjeçarit të mëparshëm, gjegjësisht që nga zgjedhjet e vitit 2021 është pyetje për ta, porse veprimin dhe formën e mënyrës se si ju kanë qasur zgjidhjeve të përbashkëta ka treguar se nuk e kanë treguar atë gatishmëri për bashkëpunim. Por na takon neve të jemi pjesë e përgjegjësisë, ndoshta në pjesën e komunikimit, por përtej asaj besoj që edhe të vinim me zgjidhje të tjera ose me alternativa të tjera, të cilat ishin evidente që ishin nga ana jonë ata dukej se ishin të gatshëm për të mos pranuar”, u shpreh Kusari- Lila.

    Kusari – Lila gjithashtu shtoi se mendon se për shkak të mangësive apo mosspecifikave prezente në vetë Kushtetutën e Kosovës, gjykata sa i përket vendimit që pritet të marrë më 8 gusht nuk ka hapësirë të madhe të veprimit. E pranon se kanë dëmtuar shumë kredibilitetin e kësaj legjislature dhe se mendon që zgjidhja do të ishte shkuarja në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, ku qytetarët e Republikës të japin vlerësimin e tyre për këto rrethana.

    “Tani ky mendim është tërësisht personal i imi. Mendoj që në raport me pritshmëritë çka unë besoj që gjykata mund të propozoj, por duke marrë parasysh edhe mangësitë që janë ose si të themi mosspecifikat që janë vetë në Kushtetutë të Republikës në raport me situatën aktuale gjykata nuk ka hapësirë të madhe të veprimit. Një çka unë mendoj ose e shoh si të mundshme të vjen si interpretim prej gjykatës ka të bëjë me ofrimin e një mundësie të vetme shtesë për Kuvendin për t’u konstituuar dhe nëse nuk ka sukses edhe një mundësi shtesë e Kuvendit atëherë t’i propozohet presidentes së vendit që të fillojë diskutimet me partitë politike për hapat e paraparë me ligj që duhet ndjekur partitë politike për të shkuar në një palë zgjedhje të tjera nacionale. Thënë sinqerisht dhe me bindjen time nga përvoja e gjatë institucionale, si legjislaturë e nëntë kemi dëmtuar shumë kredibilitetin e kësaj legjislature sikur asgjë nuk ka ndodhur në një formim dhe komponim të kuvendit, pastaj edhe votim të qeverisë.

    Kusari –Lila tha se zgjidhja më kredibilje do të ishte shkuarja në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “Në fakt, sovrani ose qytetarët e Republikës ose ata që ishin në pritje mbi 100 e diçka ditë për vendim të Kuvendit ose për konstituim të Kuvendit të japin vlerësimin e tyre për këto rrethana. Do të thotë nuk ka qenë situatë e thjeshtë e as e zakonshme. Prandaj jam personalisht ithtare e rikonfirmimit të mandateve tek qytetarët e Republikës.

    Për shkak se jemi republikë parlamentare dhe mbajmë përgjegjësinë për të gjitha premtimet dhe veprimet që i bëjmë, prandaj unë besoj që qytetarët duhet ta japin verdiktin final të këtyre rrethanave. Nuk mund të krijojmë situata, në të cilat do ta gjejmë zgjidhjen gjithmonë në gjykatë ose në gjykata pa e ndier peshën e përgjegjësisë publike dhe besimin e qytetarëve, të cilët na kanë dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha në intervistë për Ekonomia Online, Kusari- Lila.

    Artikuj të ngjashëm

    OVL-UÇK me video të veçantë: UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë

    Rrihen mes vete dy persona në aeroportin “Adem Jashari” – Policia jep detaje

    30 vjeçari shëtitet nëpër Prishtinë me armë në veturë – kapet nga Policia

    Të Fundit

    OVL-UÇK me video të veçantë: UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë

    Kusari Lila për ngërçin: Na takon një pjesë e përgjegjësisë

    Rrihen mes vete dy persona në aeroportin “Adem Jashari” – Policia jep detaje

    30 vjeçari shëtitet nëpër Prishtinë me armë në veturë – kapet nga Policia

    Arrestohet në Prishtinë 20 vjeçari i kërkuar për pornografi me fëmijë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.