Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në Pressing të T7 edhe për periudhën në të cilën ka kaluar Kosova për sa i përket situatës në Veriun e Kosovës.
Ajo ka thënë se kur ka eskalim edhe Franca dhe Gjermania ndërhyjnë nëpër protesta.
Sipas saj, dhuna nuk është shkak i qytetarëve serbë, por bandave kriminale në Veri të Kosovës.
Ajo ka thënë se nuk kanë mundur t’ia japin legjitimitetin një partie politike që i ka bojkotuar zgjedhjet lokale, duke iu referuar Listës Serbe.
”Të gjiithë e dinë kush kanë qenë në organizim, përfshirë edhe sulme ndaj ushtarëve të KFOR’it. Kemi pasur 30 ushtarë të lënduar rëndë U tha edhe nga kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë që dhuna në Veri ka qenë përgjegjësi e Beogradit“.
”Të themi, t’ia japim legjjimitetin dikujt që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje dhe kanë zgjedhë forma të dhunës në vend të komunikimit“, ka thënë ajo