Kryetarja e “Altarnativa” dhe e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvend, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në një intervistë në Klan Kosova në emisionin DPT Te Fidani, ajo ka e ka quajtur bashkëpunim të suksesshëm atë me VV-në, duke e cituar kryeministrin Kurti, në “dekonstruktimin” e fjalës marrëdhënie.
“Ky bashkëpunim ka qenë i suksesshëm. Më kanë bë nder të madh, edhe pse siç ka thënë kryeministri çdo marrëdhënie është marrie – dhënie” – ka thënë ndër të tjera Kusari-Lila.