Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kusari: E zhgënjyer me Presidenten Osmani në dy raste të mediave

    04/08/2023 15:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka folur për qasjen që Vjosa Osmani presidente e Kosovës, ka pasur ndaj mediave në disa raste.

    Ajo thotë se është e zhgënjyer me të paren e shtetit për mënyrën se si po trajtohen rastet që kanë të bëjnë me sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

    “Tepër e zhgënjyme me presidenten. Kur ka ardhur në pushtet e kam vlerësu Presidenten, se ajo është juriste, e njeh mirë ligjin, është oratore, e zgjuar në përfaqësim zyrtar, sidomos në përfaqësim ndërkombëtar është dicka që kam qenë krenare”, ka thënë juristja Kusari, në T7.

    Kjo e fundi ka përmendur dy momente kur ka përjetuar zhgënjimin me Osmanin.

    “Janë dy situata që me kanë zhgënjy me reagimet e saj; njëra ka qenë kur është sulmu Valon Syla. Valoni e ka kritiku presidenten në vazhdimësi. Kritika e Valonit herë ka qenë e drejtë herë jo; shpesh herë në nivel personal për çka nuk pajtohem. Por kjo nuk është arsye që mos me reagu. Heshtja është aprovim dhe ajo e ka aprovu sulmin ndaj Valon Syles”, ka thënë Kusari në Frontal të enjten.

    Kurse rasti i dytë, është situata me Klan Kosovën.

    “E dyta është reagimi që tash e bëri (për Klan Kosovën). Ishte reagim pa reagim, nuk thotë asgjë. Këtë e bëri pasi reaguan shtet e QUINT-it. Të reagojnë shtetet e QUINT-it, para presidentes, kjo flet vetë. Dhe QUINT-i e vlerësoi vendimin, tha: joproporcional tha nuk ështe në rregull. Kjo nuk e vlerësoi, nuk tha asgjë”, tha Kusari.

    Artikuj të ngjashëm

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Flutura Kusari takohet me nënën e Liridona Ademajt për ”Bajram”

    Kusari: Idetë e kryeministrit janë të gabuara – le të sigurohet t’i ndalë sulmet verbale

    Të Fundit

    Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

    Haxhiu: Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit

    Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.