sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurz: BE të përmbushë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

    05/07/2021 19:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të rajonit.

    Ai në një postim në Twitter ka falënderuar kancelaren gjermane për takimin e sotëm virtual të Procesit të Berlinit.

    “Faleminderit, Angela Merkel që na priti sot në Samitin virtual të Procesit të Berlinit! Pas COVID, tani është koha për të dhënë: Ne duhet të mbajmë premtimet tona, të mbetemi një partner i besueshëm për rajonin dhe të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike”, shkruan Kurz.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel ka takuar sot për herë të fundit kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

    Ajo në një konferencë për media në Berlin me temën mbi “Samitin e Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor 2021”, ka folur për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor  dhe punën që ato po bëjnë në këtë drejtim.

    Merkel ka potencuar se ka shumë punë për të bërë në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa ka bërë të ditur se më 3 tetor në Slloveni do të mbahet një takim për të biseduar për çështje teknike, raporton KP.

    Ajo ndërkaq ka përmendur problemet Kosovë-Serbi dhe Maqedoni Veriore-Bullgari.

    Artikuj të ngjashëm

    Luizi i drejtohet ashpër Deas pasi e dërgoi në nominim me Kiarën dhe Efin: Do të shtyp, do të shkel

    Haradinaj uron Distria Krasniqin: Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës

    Imamoviq pas takimit me Kurtin: Shqiptarët e boshnjakët të kenë të drejta si serbët në Kosovë e Bosnjë

    Të Fundit

    Luizi i drejtohet ashpër Deas pasi e dërgoi në nominim me Kiarën dhe Efin: Do të shtyp, do të shkel

    Haradinaj uron Distria Krasniqin: Kështu mbrohen ngjyrat e Kosovës

    Imamoviq pas takimit me Kurtin: Shqiptarët e boshnjakët të kenë të drejta si serbët në Kosovë e Bosnjë

    ​Arrestohen 2 shqiptarë në Itali për trafikim të substancave narkotike 

    Hoti: Kurrë s’kemi qenë në pozitë kaq të pafavorshme në marrëdhëniet me SHBA-në

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.