Në Mynih, kryeministri i vendit, Albin Kurti, pati një takim bilateral me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas komunikatës së zyrës së kryeministrit, në takim u diskutua për çështje me interes të përbashkët.
“Zhvillimi ekonomik, qeverisja e mirë, bashkëpunimi në rrafshin ekonomik dhe tregtar, mundësitë për investime në Kosovë, procesi i dialogut dhe rregullorja e Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, ishin temat kryesore”, thuhet në komunikatë.
Theks të veçantë gjatë këtij takimi, Kurti i dha prioritizimit që i ka bërë qeveria energjisë së ripërtëritshme dhe mundësitë që Kosova ofron për investime në këtë sektor.
Ai e njoftoi Mitsotakis se pas ankandit të parë solar 100 MË, do të ketë edhe një ankand tjetër për energji të erës, i cili paraqet një mundësi të re dhe shtesë për investime në Kosovë nga kompani greke.