Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti zhvilloi takim bilateral me Kryeministren e Islandës, Frostadottir

    16/02/2025 13:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në ditën e tretë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim bilateral me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir.

    Kryeministri Kurti e uroi kryeministren Frostadottir për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e palëkundur të Islandës ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë në Këshillin e Evropës. Me këtë rast, kryeministrja Frostadóttir rikonfirmoi mbështetjen e Islandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. 

    Kryeministri Kurti tha se me progresin demokratik dhe me rritjen ekonomike në katër vjet e fundit, Kosova është shembull se zhvillimi dhe demokracia shkojnë krah për krah. 

    Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe për zhvillimet në kontinentin e Evropës. Të dy palët përshëndetën nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë mes Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Islanda, duke e cilësuar atë si mundësi shumë të mirë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. 

    Republika e Kosovës nënshkroi Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) me 22 janar në Davos të Zvicrës. Kjo marrëveshje paraqet kapitull të ri të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimeve me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin dhe mundësi të madhe për prodhuesit dhe kompanitë vendore.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.