Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti: Zahir Pajazitit përfaqëson një kapitull autentik dhe të lavdishëm në historinë e Kosovës

    02/11/2024 23:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri Albin Kurti sonte mori pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Pushka e parë e lirisë”, kushtuar ditëlindjes së 62-të, të Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti, e cila u mbajt në Sallën e Sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë.

    “Heronjtë dhe dëshmorët u takojnë brezave dhe etapave të ndryshme historike, por ata shkojnë e përbashkohen te historia moderne e Kosovës, në kapitujt e gjatë dhe me vend qendror të rezistencës dhe qëndresës së armatosur për çlirimin e vendit”, tha kryeministri.

    Ai shtoi se Zahir Pajaziti nuk është vetëm emri i një luftëtari si personalitet historik, por edhe emri i një figure, e cila përbashkohet një traditë e tërë luftëtarësh, nga Çeta e Llapit, me Hasan Ramadanin e Ali Ajetin te Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës me Bahri Fazliun e Agron Rrahmanin dhe deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

    Kurti tha se profili i Zahir Pajazitit përfaqëson një kapitull autentik dhe të lavdishëm në historinë e Kosovës.

    “E kanë mbiquajtur “pushka e parë e lirisë” prej nga edhe titulli i këtij dokumentari, por profili prej luftëtari të paepur i Zahir Pajazitit shkon e shtrihet në një kapitull shumë kompleks, sa të rëndë aq edhe të lavdishëm, por gjithsesi tejet autentik”, deklaroi ai.

    Derisa shprehu falënderime për të gjithë ata që kontribuuan në krijimin e këtij dokumentari, Kurti vlerësoi që historia e këtij heroi po pasqyrohet për publikun në një trajtë të veçantë dokumentare dhe artistike. 

    Artikuj të ngjashëm

    “Do të ishte fundi politik i Albin Kurtit, nëse Hashim Thaçi lirohet i pafajshëm nga Haga” 

    Kurti për pak të rrëzohet në shkallë, shpëtohet nga bashkëpartiakët

    Kur Kurti i mbante “ders” Isa Mustafës: S’është e thënë me mbet Kryeministër, Kosova duhet të zhvillohet, rinia…

    Të Fundit

    EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershorin e vitit 2027

    Foda me eksperimente ndaj Armenisë, formacionet zyrtare

    Flutura Kusari takohet me nënën e Liridona Ademajt për ”Bajram”

    Carlos Alcaraz pa u lodhur fare shkon në finalen e “Franch Open”

    Ekipet e FSK-së zënë vendin e parë dhe të tretë në Kroaci – reagon Maqedonci

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.