Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti: Vuçiqi përmes Radoiçiqit ndërhyri në zgjedhjet tona duke ndihmuar Listën Serbe, u cenua demokracia

    09/03/2025 11:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri Albin Kurti tha se Serbia ndërhyri në zgjedhjet. Ai tha se shteti ka identifikuar “shtatë inctanca apo aktorë shtetërorë dhe joshtetëror të Serbisë” që e kanë bërë këtë.

    “I pari është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha ai, duke përmendur më pas edhe Milan Radoiçiqin, kryenegociatorin serb për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, BIA-n, mediat serbe të kontrolluar nga Beogradi dhe disa struktura ilegale.

    “Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet tona parlamentare është një cenim që i bëhet demokracisë”, tha Kurti.

    Ai t ha se “Serbia orvatet që vendin tonë ta mbajë peng jo vetëm në zhvillimin e brendshëm politik, por edhe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

    Në zgjedhjet e fundit, ai tha format e ndërhyrjes kanë ndryshuar për shkak të “përmirësimit të dukshëm të sigurisë në katër komunat veriore si rezultat i sundimit të rendit dhe ligjit, luftimit të suksesshëm të grupeve kriminale dhe terroriste si dhe mbylljes së strukturave ilegale”.

    “Ndikimi i dikurshëm brutal, fizik, përfshirë edhe rrahjet e vrasjet nuk ka qenë i mundur më. Si zëvendësim, janë rritur format e tjera të kërcënimeve hibride, kryesisht joshja dhe kushtëzimi financiar, shantazhi e frikësimet, sulmet kibernetike”, tha ai.

    Kurti tha se “vetë presidenti i Serbisë ka inkurajuar çdo aktor shtetëror e joshtetëror serb që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës”.

    “Për këtë qëllim, rol ekzekutiv ka pasur kryeterroristi Milan Radoiçiq apo njeriu që i ka marrë detyrat për Kosovën nga presidenti i Serbisë”, tha ai.

    Kurti tha se aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje që të punojë kundër disa subjekteve serbe, veçanërisht partisë së Nenad Rashiqit dhe partisë Demokracia Serbe të Aleksandar Arsenijeviqit.

    Institucionet e vendit, ai tha se “kanë dëshmi” për këtë ndërhyrje.

    “Organet tona të rendit, bazuar në disa dëshmi të qytetarëve serbë, më 21 shkur të këtij viti kanë mbyllur disa prej të ashtuquajtura qendra për çështje sociale”, tha Kurti, duke shtuar se ato “janë përdorur për të joshur apo shantazhuar votuesit”.

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.