Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti uroi të gjithë besimtarët në këtë ditë feste.
“Urime Fitër Bajarami të gjithë besimtarëve, ishte kënaqësi që të takohem me myftiun Tërnava pas dy vitesh, pasi për shkak të pandemisë na u bë e pamundur vizita në festat e mëhershme. Me lutjet që të pranohet agjërimi, deshirojë që për të gjithë të ketë gëzim, mirëqenie dhe lumturi”, tha Kurti.
Kurti gjithashtu falenderoi Bashkësinë Islame për ndihmën e dhënë për familjet në nevojë.