Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur ditën në Podujevë bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Kurti aty ka vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë të Podujevës.
Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Nga aty Kurti e Nagavci kanë bërë sërish thirrje që greva të ndërpritet dhe të fillojë procesi mësimor.