Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti ua gjuan fajin mediave: Rënien në indeksin e Reporterëve pa Kufij duhet ta përmirësojnë ato

    10/05/2025 12:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kreu i LVV-së dhe kryeministri në dorëheqje Albin Kurti ka zgjedhur Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij për të folur për raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij ku Kosova ka pësuar një rënie të madhe në indeksin e lirisë së medias. Ndonëse për këtë Reporterëve pa Kufij një barrë të madhe ia kanë vënë Qeverisë Kurti dhe partisë së tij, kreu i LVV-së ka thënë se rënien në indeksin e Reporterëve duhet ta përmirësojnë mediat.

    Sipas Kurtit, në të gjitha sferat e tjera ka përmirësim, përveç indeksit të lirisë së medias dhe thotë se këtu ekziston një kontradiktë, që duhtë të adresohet nga mediat.

    “Për keqardhje rënia në indeksin e Reporterëve pa Kufij. Jam i bindur që në Kosovë ka liri të shprehjes dhe liri të mediave. UNDP në raportin e pulsit publik, qytetarët besojnë që liria e shprehjes dhe e medias është rritur për 12 %. Në luftën kundër korrupsionit kemi shënuar ngritje për 31 vende. Jemi ngritur për 11 vende për demokraci liberale dhe elektorale. Rënia e vetme është në indeksin e medias. Kemi një kontradiktë. Këtë kontradiktë duhet ta adresojnë mediat.Ky është indeksi që duhet ta përmirësojnë mediat”, ka thënë Kurti.

    “Ajo që Qeveria ka bërë, është që e ka hequr ndikimin dhe përzierjen në punët e medias. Qeveria e VV-së ka hequr politikën dhe pushtetin nga mediat. Para nesh, pushteti dhe mediat ishin se bashku, madje edhe në festa e pushime. S’kemi asnjë pronar mediash në qeveri, për të mos i kontrolluar ato”, ka shtuar Kurti.

    Kurti ka nxjerrë veten plotësisht jo përgjegjës për gjendjen e rënduar të lirisë së medias dhe sipas tij gjendja s’vjen si pasojë e qeverisë por e “kontrollit të pronarëve dhe rënies së profesionalizmit”.

    “Në Kosovë mediat janë të lira. Gjendja ku kanë rënë edhe në rënie të besimit në publik, nuk është si pasojë e ndikimit të qeverisë, por e kontrollit të pronarëve dhe rënies së profesionalizmit. Jemi gatshëm të investojmë në përmirësim të cilësisë, por jo në financim. Përgjegjësia është e mediave, ju takon atyre të reforomohen. Që të përmirësohen dhe ta përmirësojnë imazhin e vetes. Sepse është në shpërputhje me realitetin të krahasohesh me gazetarët ne Burnei dhe Serbi”, ka thënë Kurti.

    Artikuj të ngjashëm

    “Kanë tendencë për ta pamundësuar qeverinë Kurti 3”- Haxhiu fajëson PDK dhe LDK për bllokadën në Kuvend

    Rama: Shqipëria me ritëm tejet të lartë për anëtarësim në BE

    Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Të Fundit

    “Kanë tendencë për ta pamundësuar qeverinë Kurti 3”- Haxhiu fajëson PDK dhe LDK për bllokadën në Kuvend

    Rama: Shqipëria me ritëm tejet të lartë për anëtarësim në BE

    Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

    Netanyahu flet me Trumpin pasi u vranë dy zyrtarë të ambasadës izraelite në Uashington

    Syla: Si po provojnë Izet Mexhidi e Afrim Gashi t’i bindin Duda Baljen e Adem Hoxhën të votojnë për Albulena Haxhiun

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.