Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti takon përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së – në fokus bllokada në Kuvend

    08/08/2025 15:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, priti sot paradite ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

    Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi, u përmendën e diskutuan shumë nga çështjet aktuale nga raportet me Bashkimin Evropian dhe rruga për integrim, pastaj moskonstituimi i deritanishëm i Kuvendit dhe gjendja e sigurisë, si dhe vështirësitë e rreziqet nga dezinformimi e lajmet e rrejshme, e deri te çështja e arrestimeve nga autoritetet serbe të qytetarëve të Republikës së Kosovë gjatë kalimit të tyre tranzit në Serbi, si dhe arrestimit në Kosovë të zyrtarit të qeverisë serbe.

    Kurti dhe Bislimi i njoftuan ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë për performancën ekonomike të vendit dhe rezultatet e politikave të qeverisë përgjatë pjesës së parë të këtij viti:

    “Qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit ka arritur vlerën prej 10.7 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 10.3% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe njëherësh vlerë rekord. Gjithashtu, shpenzimet kapitale të qeverisë gjatë këtyre gjashtë muajve të parë janë për 24% më të larta sesa në gjysmën e parë të vitit 2024. Në çerekun e parë të vitit, ekonomia e vendit është rritur për 3.61% të Bruto Produktit Vendor. Më tej, bazuar në trendin aktual, numri i bizneseve të reja të regjistruara këtë vit pritet që të tejkalojë rekordin e shënuar vitin e kaluar prej 12,051 biznese të reja. U veçuan edhe të dhënat e fundit që tregojnë se nga skema e punësimit “Qeveria për Familjet” deri më tani janë mbështetur 5,163 familje që më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar, prej tyre 809 përfitues janë nga katër komunat në veri të vendit, si dhe lajmet e mira në fushën e arsimit, përkatësisht anëtarësimi i Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR) dhe tash së fundmi në Aleancën Evropiane për Praktikën Profesionale (EAfA)”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen, Trump: Më në fund ja dolëm

    Dy të vdekur në Itali pasi konsumuan sendviq me brokoli të helmuar, kontrolle në të gjithë vendin

    Pritja para selisë së LDK-së, Abdixhiku mërgimtarëve: Mirënjohje që na nderuat, mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj

    Të Fundit

    Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen, Trump: Më në fund ja dolëm

    Dy të vdekur në Itali pasi konsumuan sendviq me brokoli të helmuar, kontrolle në të gjithë vendin

    Pritja para selisë së LDK-së, Abdixhiku mërgimtarëve: Mirënjohje që na nderuat, mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj

    Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

    Rast i dhimbshëm, Afrim Ismaili vuan nga tumori në shtyllën kurrizore: Frika ime s’është vdekja por po e lë djalin e gruan pa kulm mbi kokë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.