Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti takon futbollisten me famë botërore, Kosovare Asllani

    17/02/2023 22:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim futbollisten me famë botërore nga Kosova, me nënshtetësi të Suedisë, Kosovare Asllanin e shoqëruar nga babai i saj, Naser Asllani.

    Kryeministri shprehu falënderimet më të sinqerta për Kosovaren dhe familjen e saj, për rezultatet e jashtëzakonshme në futboll si dhe për kontributin e vazhdueshëm në promovimin e vendit tonë.

    Futbollistja Kosovare Asllani e cila aktualisht luan për AC Milan, ka realizuar mbi 90 ndeshje me Suedinë, ndër to – 2 herë ka fituar medalje të argjendë​ në Lojërat Olimpike dhe në 2019 ka marrë vendin e tretë në World Cup.

    Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministren, Daulina Osmani, u vlerësua karriera e bujshme e Kosovares në pozitën e sulmueses, ku përveç që përfaqëson kombëtaren e Suedisë, ka luajtur edhe në ekipe të nivelit më të lartë profesional të futbollit, si në Paris Saint-Germain, Manchester City, Real Madrid. 

    Artikuj të ngjashëm

    Ky është goli që Kosovare Asllani ia shënoi Serbisë

    Futbollistja e Milanit, Kosovare Asllani më 17 shkurt në Kosovë

    Futbollistja kosovare, bëhet femra e parë që merr çmimin ‘Këmba e Artë’

    Të Fundit

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Presidenca daneze zotohet se do të punojë për të gjetur rrugë për integrimin e Kosovës me BE-në

    Duda Balje për bllokaden në Kuvend: Fajësia shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi

    Gazeta gjermane: Edi Rama mes pikturës dhe pushtetit, katër mandate – një rekord në histori

    “Mirëmëngjesi me Liqenin e Zambakëve”, Rama ndan pamje magjepse nga Shkodra

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.