Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti takoi themeluesin dhe ish drejtorin e Balkan Sunflowers, Rand Engel

    18/07/2024 19:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, z. Rand Engel erdhi në Kosovë dhe themeloi organizatën ‘’Balkan Sunflowers Kosova’’ që për qëllim kishte ngritjen e qendrave të mësimit por edhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe programeve të trajnimit.

    Në një takim evokues Kryeministri kujtoi punën, angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të z. Engel në Kosovë.

    Ata kujtua takimin e parë para më shumë se dy dekadave në kohën kur Kryeministri sapo kishte dalur nga burgu dhe ishte në fillet e aktivizmit të tij politik. Kryeministri i shprehu mirënjohjen në veçanti për ngritjen e qendrave të mësimit që kanë ndihmuar fëmijët dhe grupet e margjinalizuara. “Kur filluam pagesat për shtesat e nënave dhe fëmijëve të porsalindur, qendrat mësimore luajtën një rol vendimtar. Ato ofruan mbështetje për gratë të cilat nuk kishin qasje në internet duke ndihmuar ato të regjistroheshin për përfitimet e ofruara. Në mënyrë të ngjashme, kur shpallëm financimin e familjeve për blerjen e teksteve dhe mjeteve shkollore në fillim të vitit akademik 2023-2024, ishin qendrat e mësimit që ndihmuan familjet në nevojë për të iu qasur financimit”, tha Kryeministri.

    Kryeministri i shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën dhe kontributin e çmueshëm të z.Engel dhe Balkan Sunflower në nxënien e dijes te fëmijët dhe të të rinjtë dhe rritjen e aktivizmit në mesin e tyre

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.