Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Vjenë për Forumin Ekonomik, ka takuar ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuata Mizuuchi.
Përmes një komunikate për media, thuhet se gjatë takimit kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe të Kosova dhe Japonisë, përfshirë fushat e bashkëpunimit bilatera.
“Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.