Marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimi konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë u vlerësuan në takimin e sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne S. Bjornstad dhe Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
“Në planin bilateral, Kryeministri shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Kosovës duke shprehur zotimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se, Bjornstad dhe ambasadori Grøndahl shprehën mbështetjen e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe rritjen e bashkëpunimit.