Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti sulmon Isufajn: Prokuror pa asnjë rast të fituar, që vrasjen e cilëson vetëvrasje dhe vetëvrasjen, vrasje

    20/04/2023 12:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës ka goditur prokurorin Blerim Isufaj, dekretimi i të cilit tash e sa muaj ka mbetur pezull nga ana e presidentes së vendit.

    I pari i Qeverisë tha se disponimi politik negativ ndaj Qeverisjes së tij, e jo vetëm atij si kryeministër, lidhet me figurën e Blerim Isufajt.

    Sipas Kurtit, prokurori në fjalë është i njohur në skenën publike që rastin e vrasjes se ish-shefit të AKP-së, Dino Hasanaj e kategrorizoi me vetëvrasje, ndërsa rastin e vetëvrasjes së zyrtarit për informimi në Kryeministri, Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje.

    Kurti tha se Isufaj nuk e ka asnjë rast të fituar në gjykatë dhe kështu po dëshiron të bëhet kryeprokuror.

    “Ekziston disponim politik negativ ndaj qeverisjes tonë, jo vetëm ndaj meje, dhe jo vetëm ndaj qeverisjes tonë, por edhe ndaj pushtetit të ri, dhe kjo lidhet më shumë me figurën e prokurorit Blerim Isufaj. Bëhet fjalë për një prokuror i cili është i mirënjohur në skenën tonë publike që rastin e vrasjes se ish shefit te AKP-së, Dino Hasanaj e kategrorizoi me vetëvrasje, ndërsa rastin e vetëvrasjes së Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje. Bëhet fjalë për një prokuror i cili asnjë rast nuk ka të fituar në gjykatë, dhe ky deshiron të bëhet kryeprokuror, përkundër vullnetit të Presidentes, Kryeminisrit dhe Kryeparlamentrit”.

    “Është mbështetje e madhe për një njeri, i cili përkundër këtyre, e përvojës se hidhur të vendit me të, dëshiron të bëhet kryeprokuror”.

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Mr Bee rrëfen për përplasjen brutale me serbët në Australi: Njërit ia ngula thikën në bark, shoku im e goditi me kazmë

    Të Fundit

    AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore 

    “Sot festojmë me Policinë”, në Gjilan shënohet 1 Qershori, Dita e Fëmijëve

    27 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia paralajmëron kallëzime penale

    Foda flet para dy ndeshjeve miqësore të Kosovës, kërkon fitore

    “A e kishe martu çikën ma përpara me një serb a me katolik”, aktorja me kritika të ashpëra

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.