Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmjen e sotme ka përcjellur ndeshjen e Kombëtares së Kosovës dhe Bjellorusisë, shkruanGazetaDemos.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mbështetjen do ta kenë gjithmonë pa kushte.
“Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte. Andaj jemi me shpresë e besim për të ardhmen. Kurse mbështetjen do ta keni gjithmonë, pa kushte”, ka shkruar Kurti.