“Phu t’q**sha tradhtarin e nanës”, u dëgjua derisa shante me shumë mllef deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, pas kreu i PDK-së e përmbylli një replikë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Për fjalorin e përdorur nga Shala ka reaguar deputetja e VV-së, Tinka Kurti, e cila e ka quajtur vulgarë deputetin e LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se si nuk e bindi dikush me kërku falje.
“Akademiku i vetënominuar për akademi, poeti pa talent, profesori pa etikë, deputeti pa punë, paradite shan, pas darke e ul tonin me u dukë i mençur. Maskë, veç maskë e zbehtë. Si nuk e bindi dikush me kërku falje? Vulgarë, jo akademikë as asgjë, veç vulgarë”, ka shkruar ajo.