sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti pyetet se a ka pasur leje nga qeveria investimi i Serbisë në Universitetin e Mitrovicës së Veriut

    07/07/2021 09:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka pyetur kryeministrin Kurti lidhur me dijeninë e qeverisë së Kosovës për investimin e Serbisë në Universitetin e Mitrovicës së Veriut.

    Musliu-Shoshi në seancën e Kuvendit ka shtruar pyetje për Kurtin nëse Ministria e Infrastrukturës ka dhënë leje për investimet aty.

    Në përgjigjen e tij, kryeministri Kurti ka thënë se universiteti në Mitrovicën e Veriut nuk është legjitim dhe Ligji për Arsimin parasheh statut të veçantë për Universitetin atje.

    “Nuk ka dyshim që funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim pasi nuk ka hartuar një statut në përputhje me Ligjin e Arsimti dhe nuk është akredituar. Ky universitet nuk financohet nga Republika e Kosovës. Askush nuk duhet të ketë dyshim që shtetit ynë nuk ka mekanizma për të ndaluar aktivitetet e paligjshme. Si shenjë e vullnetit të mirë e ka miratuar rregulloren të datës 30 dhjetor 2015 përmes të cilës shtetasve që kanë mbaruar në këtë universitet u njihet diploma. Siç e dini Ligji për Arsimin parasheh status të veçantë për Universitetin në komunën e Mitrovicës së  Veriut, ky Universitet menaxhohet nga komuna dhe për këtë nuk kërkohet pëlqim nga dikush tjetër. Projektligji për Arsimin është miratuar në vitin 2008, shpejtësia me të cilën koalicioni i atëhershëm PDK dhe LDK e ka menaxhuar atë proces më bën mua të përgjigjem shkurt në pyetje tuaj”, ka thënë ai.

    Të Fundit

    Haradinaj takohet me senatorin Rounds: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Amerikës

    Stresi i nervozuar: S’dua të merrem me askënd

    Aktori Osman Azemi e mohon fajësinë e tij për posedim të substancave narkotike

    Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për “Kobrën” dhe pesë të tjerët

    Kurti për zgjedhjet e reja: Serbia s’mund të vendosë për Kosovën

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.