Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti priti në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë

    02/04/2024 17:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.

    Sipas komunikatës për medie të Qeverisë, gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të UNICEF-it në përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin shoqëror dhe falënderoi shefen e zyrës, Zicherman, për punën e saj të rëndësishme gjatë misionit në Kosovë, sidomos në fushën e edukimit.

    “Duke folur për qeverisjen, kryeministri theksoi angazhimin e tij dhe kabinetit të ministrave për shoqëri të barabartë, promovim të të drejtave të njeriut dhe komuniteteve joshumicë, zhvillimi të gjithmbarshëm dhe arsimim cilësor. Teksa u diskutua për masat dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria, kryeministri përmendi suksesin të platformës “SuperPuna” me punësimin e 10 mijë të rinjve e të rejave të grupmoshës 18-25 vjeçare, e cila nga shkurti i këtij viti është zgjeruar edhe për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

    Si një element kyç në realizimin e prioriteteve të Qeverisë dhe projekteve të përbashkëta u konsiderua edhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet ministrive dhe UNICEF-it.

    Ky lloj i bashkëpunimit të afërt, u tha se do të vazhdojë të realizohet edhe me shefin e ri në ardhje që pritet të filloi misionin në qershor të këtij viti.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.