Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti prezanton pikat e rezolutës kundër referendumit serb në Kosovë

    15/01/2022 14:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur sot para deputetëve tetë pikat e rezolutës lidhur me referendumin e Serbisë në Kosovë.

    Kurti në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka thënë se një ndër pikat është që qytetarëve me dy shtetësi të ju mundësohet që të votojnë përmes postës, ose përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

    Këto janë të gjitha pikat e Rezolutës:

    1.  

    Kuvendi i Republikës së Kosovës si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Kosovë, cenon rendin Kushtetutës dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtimin me Kushtetutën, Ligjet e Kosovës dhe normat dhe praktika ndërkombëtare.

    • Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cedimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës.
    • Kuvendi thekson përkushtimin e Republikës ë Kosovës për garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
    • Në këtë frymë Kuvendi i Republikës së Kosovës afirmonte drejtën e qytetarëve me dy shtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare. Na rastin konkret të gjithë qytetarët Republikës së Kosovës e Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë, u garantohet e drejta që të votojnë përmes postës ose Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.
    • Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës sikundër edhe përfshirja e grupacioneve dhe strukturave ilegale në një organizim të tillë për bën sjellje të qartë të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe praktikave ndërkombëtare
    • Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrurmenatlizuar dhe keqpërdorur qytetarët serbë të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës.
    • Kuvendi i Republikës së Kosovës mirëpret qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë dhe pret mbështetje për të drejtat legjitime dhe qasjen parimore të Republikës së Kosovës  meqë vetëm duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet e rajonit mund të garantohet stabiliteti demokracia dhe fryma euro-atlantike e rajonit tonë.
    • Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për të mbrojtur e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtave kushtetuese të gjithë qytetarëve të saj si dhe avancimin e demokracisë dhe agjendës euro-atlantike në rajonin tonë.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Të Fundit

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.