sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti pret në takim bashkëthemeluesin e Departamentit të Psikologjisë në UP, Moshe Landsman

    05/02/2023 20:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Edona Maloku Bërdyna, pritën në takim Moshe Landsman, bashkëthemeluesin e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, shoqëruar nga Jeta Deva nga Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë dhe profesorët e Universiteti të Prishtinës, Mytaher Haskuka dhe Njomza Llullaku.

    Ky takim vjen pas ceremonisë solemne të kësaj jave kur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e vlerësoi Landsman me çmim nderi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e psikologjisë, transmeton Klan Kosova.

    Në një takim miqësor, u diskutua për rëndësinë e punës së Landsman, i cili përveç në rrafshin akademik ka ndihmuar edhe në ngritjen e qendrave të ndryshme të shëndetit mendor në Kosovë, duke ofruar përkrahje të vazhdueshme profesionale për profesionistët e psikologjisë në vend.

    Landsman, tashmë i pensionuar, ka lënë pas vetes një karrierë të vlefshme si profesor e psikolog në Izrael që nga vitet 1970-ta, ndërsa lidhja e tij me Kosovën daton që nga paslufta kur ai për herë të parë erdhi të ndihmonte të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

    Në Departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës, i pari i pas-luftës në Kosovë, Landsman ka qenë profesor për shumë vite dhe ka lënë gjurmë në diplomimin e shumë gjeneratave të studentëve të psikologjisë.

    Kurti e falënderoi Landsman për kontributin e tij kyç në themelimin dhe zhvillimin e fushës së Psikologjisë e cila ka rëndësi thelbësore për mirëqenien dhe zhvillimin e shoqërisë.

    Zëvendësministrja Arsimit, në anën tjetër, si psikologe që ka dalë nga gjenerata e parë e këtij departamenti, foli për modelin inspirues që Landsman ka lënë sidomos sa i takon kultivimit të angazhimit për të mirën e përgjithshme.​

    Artikuj të ngjashëm

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.