Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti pret në takim ambasadoren jo-rezidente të Kanadasë

    02/06/2025 21:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadoren jo-rezidente të Kanadasë për Kosovën, Jessica Blitt dhe një delegacion të senatoreve kanadeze, i përbërë nga senatorja Rebecca Patterson, senatorja Krista Ross dhe senatorja Mary Robinson.

    Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë ndaj Kosovës, duke theksuar strehimin e mbi 7,000 refugjatëve gjatë luftës, si dhe kontributin e Kanadasë me mbi 2,000 ushtarë në KFOR dhe ndihmën zhvillimore prej mbi 150 milionë dollarësh që nga viti 1999.

    Kryeministri e uroi ambasadoren për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ftoi Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney për një vizitë zyrtare në Kosovë.

    Në takim u bisedua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ku u veçua bashkëpunimi në Defender Europe 2025 dhe Programi për Trajnim Ushtarak i Kanadasë (MTCP) MTCP is Military Training Cooperation Program pas përfshirjes së Kosovës në nëntor 2024. Kryeministri shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar teksa paraqiti mundësitë që Republika e Kosovës ofron në këtë drejtim.

    Në takim gjithashtu u diskutua për sfidat rajonale të sigurisë, marrëdhëniet fqinjësore dhe temat aktuale.

    Kryeministri e falënderoi për takimin dhe theksoi rëndësinë e Kanadasë për Kosovën, vlerat e përbashkëta demokratike që ndajmë dhe partneritetin e fortë dypalësh.

    Artikuj të ngjashëm

    Kur Kurti i mbante “ders” Isa Mustafës: S’është e thënë me mbet Kryeministër, Kosova duhet të zhvillohet, rinia…

    Nikaj: Kurti ka krijuar përshtypje që jeton në një univers paralel

    Albin Kurti i thotë “JO” Fatmir Limajt për kryeparlamentar: E kemi të propozuarën tonë

    Të Fundit

    Bie në nivel rekord shkalla e papunësisë në Eurozonë, kaq arriti në prill

    Sot përpjekja e 26-të e deputetëve për konstituimin e Kuvendit

    Moti sot me diell, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

    Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s

    Zbulohet paga e Luka Modric tek AC Milan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.