Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar kryediplomaten e re të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pas takimit të parë sot që nga marrja e detyrës.
Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti tha se Kallas “është një mike dhe mbështetëse e Ballkanit Perëndimor”, ndërsa shtoi se mezi pret të punojë me kryediplomaten “për marrëdhënie sa më të fuqishme dhe të avancuara ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.”
Postimi:
Ky ishte takimi i parë me Kaja Kallas, pasi që mori detyrën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.
E falënderoj shumë për mikpritjen dhe i uroj shumë suksese në përmbushjen e objektivave të saj dhe të Komisionit të Bashkimit Evropian. Ajo është një mike dhe mbështetëse e Ballkanit Perëndimor, dhe mezi pres të punojmë bashkë për marrëdhënie sa më të fuqishme dhe të avancuara ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe rrugëtim sa më të shpejtë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.