Kurti: Para dy dekadash u lirova nga burgu në Serbi, sot ende gjej veten duke luftuar për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një njoftimi në Facebook, ka kujtuar ditën kur është liruar nga burgu i Nishit në Serbi.


“Në këtë ditë, dy dekada më parë, u lirova nga burgu i Nishit në Serbi. Isha arrestuar më 27 prill 1999 në Kosovë, vetëm 34 ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe caqeve të saj ushtarake e paraushtarake për ta ndalur gjenocidin në Kosovë”, ka shkruar ai.


Tutje ai ka bërë të ditur se pavarësisht 20 viteve që kanë kaluar, ai ende gjen veten duke luftuar për një Kosovë Sovrane.


“Njëzet vjet më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar në botë, por ende e gjejmë veten, dhe unë e gjej veten, duke luftuar për të njëjtat kauza dhe duke u përballur me kërcënime jo aq të ndryshme. Kauza e një Kosove sovrane dhe të pavarur, e cila tani është një realitet i njohur nga shumë dhe i mohuar nga pak, dhe kërcënimi në rritje nga fqinji agresiv”, thuhet më tej në postimin e tij.


Ndryshe, Kurti sot kishte takim me Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovë.


Ai ka thënë se nuk ka vend më të mirë se në këtë shtëpi të Evropës dhe në këtë familje të madhe evropianësh që t’i ndajë këto kujtime dhe të bëj thirrje për më shumë zgjim


“Takimi i sotëm i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovë, është moment i rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, veçanërisht në funksion të nisjes së fazës së dytë të zbatimit të prioriteteve politike në kuadër të Agjendës së Reformës Evropiane (ERA)”, thuhet mes tjerash në njoftim.


Reklama