Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka komentuar dorëheqjen e min istrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij rreth largimit të Aliut, që ndodhi pas emërimit të Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, Kurti ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke deklaruar se nuk ishte koha e duhur për ta trajtuar këtë çështje.
“Nuk është as vendi, as dita për këtë”, u shpreh ai shkurt.
Deklarata e Kurtit u bë gjatë homazheve të mbajtura me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë.