Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka publikuar një video, në të cilin shihen teksa vazhdojnë punimet edhe në mbrëmje në rrugën Gjilan-Kllokot.
Kurti ka shkruar se punime po vazhdojnë nga ora 20:00 deri në mëngjes në orën 05:00.
Në video shihen edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe vartësi i tij, Hysen Durmishi, të cilët falënderojnë punëtorët.
“Në Rrugën Gjilan-Kllokot, kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes, në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës e gjithashtu që të mos pengojmë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, të cilin kryesisht e frekuentojnë bashkatdhetarët nga mërgata. Ministri Liburn Aliu dhe zv.ministri Hysen Durmishi vizitojnë dhe falënderojnë punëtorët”, shkroi Kurti.