Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti në Kuvend: Greva po përdoret si armë kundër meje

    22/09/2022 14:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ku po debatohet për grevën në arsim ka akuzuar sërish SBASHK-un për shantazh.

    Kurti ka thënë se Qeveria e tij ka tentuar të bëjë dialog social me sindikalistët, por se nga ana e këtyre të fundit ka munguar sinqeriteti, shkruan Reporteri.net.

    “Më 1 shtator i kemi takuar kreun e BSPK-së, dhe aty ne kemi ofruar që pakon për përballje me inflacionin ta paralajmërojmë bashkë. Unë jam i interesuar që si socialdemokrat ti forcoj sindikatat. Nuk kanë pranuar, ndonëse ajo pako është e favorshme, jo vetëm për ta por për të gjithë. Më 3 shtator dal në konferencë për media dhe e paralajmëroj këtë pa kreun e BSPK-së, pako kjo që e tejkalon 300 milionëshin e vitit të kaluar. Ma gjeni një qeveri që e ndan një sukses të tillë bashkë me sindikatat. Më 13 takohemi me Këshillin Grevist, sepse qëndrimi im gjithmonë ka qenë të takoj kreun e BSPK-së dhe Ministrja e Arsimit është ajo që takon kreun e SBASHK. Kështu institucionet komunikojnë me njëra tjetrën, jo individët.

    Më 13, i kam pasur dy ministrat me vete. Në këtë takim iu kemi ofruar edhe ta paralajmërojmë bashkë daljen në diskutim publik të Projektligjit për Paga. Nuk u pranua, të nesërmen unë dal në konferencë dhe e paralajmëroj dy ditë më vonë. Në atë takim nuk kanë mundur të na refuzojnë sepse dilnin absurd. Na thanë po e konsultojmë anëtarësinë. Por çka ndodhi? Dalin para mediave dhe thonë greva vazhdon”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka akuzuar edhe partitë opozitare duke thënë se greva po përdoret si armë kundër Qeverisë. Kurti përmendi fjalimet e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj duke thënë se fjalimet e tyre dëshmuan më së miri se problemin e kanë me kryeministrin dhe nuk e kanë hallin tek greva.

    “Krerët sindikal nuk janë kurrfarë viktimash, është e qartë. Viktima janë nxënësit. Në këtë polarizim të skajshëm ka përpjekje për viktimizim të individëve. Këto teza për viktimizime të individëve, çfarë gjuhe, u përdor, kush kujt çka i tha, mendoj se janë për zhvendosje të vëmendjes. Greva është shpallur më 17 gusht, ditën kur jam nisur për Bruksel. Unë të nesërmen isha në negociata 5 orë me presidentin serb, ndërsa në Kosovë lajmi kryesor ishte për grevat. Këtu dy deputetë e thanë të vërtetën e polemikës. Ata treguan qartë se e kanë me mua. Ata kanë problem me mua. Në rregull se për atë është opozita. Pal Lekaj e Ferat Shala e kanë me mua. Është në thelb një mosnjohje kronike e rezultatit të 14 shkurtit. Halli është që unë jam kryeministër, jo greva. Greva po përdoret si armë ndaj kryeministrit. Ky është qëllimi kryesor nga ajo që thanë këta dy deputetë. Po përmendet që kam kritikuar pse më ka thënë vëlla. Unë i kam dy vëllezër, por asnjëri prej tyre nuk ka ardhur në ndërtesën e Qeverisë. Ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni. Natyrisht se irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit dhe më thotë “vëlla”. Të flasësh me terma të vllaznillakut për arsimin mes kryeministrit dhe sindikalistët nuk do të jetë praktikë sa të jem unë”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.