Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti: Në katër vitet e qeverisjes sonë punësimi u shtua duke arritur rritjen më të madhe ndonjëherë!

    16/05/2025 17:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se sot Kosova ka qenë për herë të parë nikoqir i punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY), ku rinia e VV-së është votuar si anëtare vëzhguese e këtij Unioni.Kryetari i VV-së Kurti ka shpërndarë fjalimin e mbajtur gjatë këtyre punimeve.


    Në fjalën e tij Kurti tha se Kosova si vend pritës i këtij Këshilli është shembull i fuqisë transformuese të rinisë dhe i vendosmërisë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë.Ai tha se gjatë mandatit të tyre katër-vjeçar punësimi u shtua duke arritur rritjen më të madhe ndonjëherë e pikërisht rinia ishte ndër përfituesit më të mëdhenj.


    “U dyfishua numri i të të punësuarve: nga më pak se 29 mijë sa ishin në vitin 2021, në vitin 2023 ky numër iu afrua 61 mijë të rinj të punësuar, ku gjysma e punësimeve të reja ishin vajza. Përmes Platformës SuperPuna, për më pak se dy vite Qeveria punësoi mbi 14 mijë të rinj të moshës nga 18-29 vjeç, prej tyre më shumë se gjysma, saktësisht 51%, ishin vajza, që u punësuan në gjithsej 9,500 biznese vendore. Përmes programit Kosova Generation Unlimited janë ofruar edhe mundësi praktike për mbi 3 mijë të rinj, nga të cilat 59% janë vajza e gra, 12% nga komuniteti serb dhe 4% nga komunitetet tjera jo-shumicë” tha Kurti ndër të tjera në fjalën e tij

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti flet në një tubim të VV-së sikur në fushatë,  i sulmon deputetët që s’po ia votojnë Albulena Haxhiun

    Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

    Kurti: Nisin punimet për 135 banesa të përballueshme e sociale në Pejë

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.