Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti në ditën e Pavarësisë së Francës: U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në shtetndërtimin dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

    14/07/2025 21:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Bastilles, Ditës Kombëtare të Republikës së Francës.

    Në fjalën e tij, kryeministri shprehu se 14 korriku nuk është vetëm një përkujtim i së kaluarës, por një përvjetor i vazhdueshëm i lirisë, luftës së njerëzimit për drejtësi dhe i lindjes së qytetarisë moderne.

    “Sot, ndërsa festojmë 236-vjetorin e atij momenti themelues të modernitetit, nuk shikojmë vetëm nga e kaluara, por edhe nga e ardhmja. Dhe e ardhmja kërkon që të mos i ruajmë idealet tona vetëm me fjalë; kërkon që t’i përkthejmë ato në politika publike, institucione të qëndrueshme dhe drejtësi të prekshme. Kosova, si një Republikë e re, lindi në frymën e këtyre idealeve. Ne kemi zgjedhur rrugën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, jo vetëm sepse është rruga më e drejtë, por sepse është rruga që e bën vendin të denjë për qytetarët e tij dhe një partner të besueshëm për miqtë e tij”, tha kryeministri Kurti.

    Në vijim, shprehu mirënjohjen ndaj Francës për mbështetjen e saj të vazhdueshme në shtetndërtimin dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës, gjersa nënvizoi dhe përkushtimin tonë në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

    Ai falënderoi dhe ambasadorin Guerot për punën në drejtim të thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, nga mbështetja institucionale deri te promovimi i bashkëpunimit kulturor dhe universitar.

    Artikuj të ngjashëm

    Rikthimi në EQAR, Kurti thotë se është dëshmi e punës dhe angazhimit

    Kurti shfaqet në ishullin grek – s’dihet a do të kthehet neser për të marrë pjesë në dështimin e 48 në Kuvend

    Demaku: Kurti s’ka vullnet për t’i çuar proceset përpara – duhet ta propozojnë njeriun e duhur për kuvend

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.