Lajme
Kurti në Davos takohet me Ministrin e Tregtisë së Kanadasë për të forcuar marrëdhëniet tregtare
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se pas mbërritjes në Davos, ka takuar Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu, në Shtëpinë e Kosovës
Në këtë takim u diskutuan mënyra për të forcuar marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë në disa fusha, përfshirë sektorin e teknologjisë informative (ICT) dhe industrinë e minierave.
“Pas mbërritjes në Davos, pata kënaqësinë e madhe të takoja Ministrin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu (@MSidhuLiberal), në Shtëpinë e Kosovës. Diskutuam mënyra për të forcuar marrëdhëniet tregtare në disa fusha, përfshirë sektorin e ICT-së dhe industrinë e minierave”, shkruan Kurti në X.