Kurti në Bruksel: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, BE-ja të veprojë për liberalizim të vizave

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit në të cilën është duke marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një adresim për media pas mbledhjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e mirëpret takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit, Kosovë-BE.

Kurti ka thënë se kanë adaptuar planin e ri me prioritetet që vijnë nga MSA dhe zbatimi i tyre do të jetë prioritet.

Kurti ripërsëritur kërkesën për liberalizim të vizave për Kosovën, duke theksuar se shteti ynë ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Qeveria e Kosovë e mirëpret takimin e katërt të MSA-së. Kjo është mbledhja e parë për qeverinë e re. Kjo është mbledhje historike për implementimin e MSA-së. Ne kemi adoptuar planin e re me prioritetet që vijnë nga MSA të cilat jemi të përkushtuar t’i realizojmë me përkushtim të lartë. Vendet e Ballkanit duhet të ecin sa më shpejt drejt Bashkimit Evropian. BE është fati dhe destinimi ynë dhe nuk shohim alternativë. Në të njëjtën kohë mendojmë se kriteret e BE-së duhet të jenë të drejta. Ne besojmë që është e rëndësishme që më në fund të kemi liberalizim të vizave. Janë bërë tri vjet që kur Komisioni Evropian për herë të dytë rekomanduan liberalizimin e vizave. Ne i kemi përmbushur të gjitha 95 kriteret”, u shpreh Kurti në adresimin për media.

Reklama