Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti mori pjesë në “Hasi jehon 2024”: E ka epitetin e një prej festivaleve më të rëndësishme të trojeve tona

    03/05/2024 09:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në Festivalin folklorik “Hasi jehon 2024”, i cili mbahet më 2, 3 dhe 4 maj në Kodrën e Pajtimit të fshatit Gjonaj.

    Këtë vit, festivali “Hasi jehon 2024”, e shënon edicionin e 35-të, ku Kurti tha se ky festival ka sfiduar vështirësitë dhe është forcuar nga aspekti i cilësisë, duke bërë kështu që sipas tij, ta marrë epitetin e një prej festivaleve më të rëndësishme të folklorit burimor të trojeve ku jetojnë shqiptarët.

    “Teksa foli për ngritjen e kapaciteteve për mbështetjet financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ai premtoi përkrahje në mënyrë të vazhdueshme për ansamblet, projektet e veçanta, studimet, botimet e aktivitetet e ndryshme  në  të gjithë Kosovën, në nivelin qendror dhe atë lokal”.

    “Këtë vit Festivali folklorik “Hasi Jehon”, feston 35-vjetorin e jetës së tij artistike, dhe si çdo vit tjetër edhe këtë vit vazhdon fuqishëm të sjell program cilësor, të zgjedhur me profesionalizëm dhe të prezantuar me mjaft kujdes nga bartësit tanë të folklorit. Prandaj, siç tha kryeministri festivalin “Hasi Jehon” e shohim si aktivitet kulturor të pandalshëm dhe të pandashëm me trashëgiminë tonë kulturore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    Më tej, Kurti tha se tradita, profesionalizmi, publiku, bashkëpunimi dhe serioziteti i vazhdueshëm kanë bërë që ky festival të jetë nën mbrojtje dhe përkrahje të shtetit.

    “Ai shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të përzemërta për organizimin, aktivitetet, angazhimin dhe punën e palodhshme të gjithë organizatorëve të festivalit, ndërsa i uroi suksese të gjithë  pjesëmarrësve që marrin pjesë me shfaqjet e tyre  në festival, e të pranishmëve shikim e përjetim të këndshëm gjatë tre netëve sa zgjatë  festivali”.

    “Me këtë rast ai bëri thirrje që në këto tre net  të vijnë dhe ta vizitojnë Hasin dhe ta përcjellin festivalin sepse në këtë mënyrë e përcjellin trashëgiminë kulturore gjithandej, pasi që siç e cilësoi edhe kryeministri treva e Hasit është zemra e shqiptarisë”, thuhet tutje në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Të Fundit

    Policia fton qytetarët që të lajmërohen nëse u ndjenë të mashtruar nga tre persona për donacione

    Lihet në burg Zamir Meta, pranon akuzën për përdhunimin e të bijës

    BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

    Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

    Feros i ngrihen tri aktakuza

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.