Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 21-të të Javës së Bibliotekës

    27/05/2024 18:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e edicionit të 21-të të Javës së Bibliotekës, e cila u mbajt në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

    Sipas komunikatës për medie, përgjatë ngjarjes u prezantuan rezultatet e punës së ekipit të Bibliotekës Kombëtare, së bashku me organizatat e kulturës e të trashëgimisë kulturore, si dhe profesionistë e intelektualë të Kosovës dhe ata të huaj, si dhe u përurua Qendra e Digjitalizimit të Bibliotekës Kombëtare.

    “Mbi gjysmë milion euro të fondeve të Qeverisë së Kosovës janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij.

    Kryeministri Kurti theksoi se çdo qytetar i Republikës së Kosovës tashmë ka qasje në arkivat digjitale, si një burim i paçmuar për edukimin dhe zhvillimin e mëtejshëm, kur janë digjitalizuar rreth 600 mijë objekte digjitale, përfshirë gazetën Rilindja dhe koleksionet e rralla e të vjetra.

    Digjitalizimi i këtyre materialeve është thelbësor jo vetëm për qasjen e lehtë në informacion, por edhe për ruajtjen e njohurive dhe të historisë sonë nga shkatërrimi apo harresa.

    “Qeveria jonë ka prioritet ruajtjen e kujtesës si bazë e vetëdijes sonë kombëtare. Kujdesi për çdo cep të Kosovës është një vlerë e pandashme me jetën tonë të përditshme, edukatën dhe filozofinë e të jetuarit në këtë vend”, shtoi kryeministri, thuhet në komunikatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.