Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti mirëpriti studentët e arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, i uron për fitore në gara ndërkombëtare

    20/09/2023 14:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mirëpritën dhe zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina”, fitues në tri nga gjashtë kategoritë e garës ndërkombëtare Inspireli EduProject Competition Croatia.

    Kjo është hera e parë që studentët nga Kosova marrin pjesë në këtë garë në mënyrë të organizuar institucionale si Universitet i Prishtinës me ftesë nga organizatorët Inspireli Awards 2023.

    Duke ua uruar fitoren studentëve të vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës, të cilët janë shpallur fitues në tri nga gjithsej gjashtë kategoritë e garës ndërkombëtare të organizuar nga platforma ndërkombëtare për arkitekturë Inspireli për projektimin e resorit turistik Miris Garden, në lokacionin Stari Grad – Paklenica, që gjendet pranë qytetit të Zarës, në Kroaci, kryeministri tha se këto arritje na bëjnë krenarë të gjithë.

    Nën mentorimin e Prof. Rozafa Basha dhe Prof. Arta Xhambazi, studentët pjesëmarrës nga Kosova, pesë vajza dhe katër djem, morën vendin e parë në kategorinë e projektimit të qendrës komerciale, në kategorinë e projektimit të hotelit dhe në kategorinë e projektimit të apartamenteve.

    Gjatë këtij bashkëbisedimi, studentët treguan edhe përvojat e tyre nga kjo garë, emocionet si fitues, dhe planet për të ardhmen.

    Këtë vit në garë kanë marrë pjesë studentë nga 38 vende të botës me 163 projekte. Juria vlerësuese ka gjithsej 963 anëtarë nga 126 vende të botës.

    Fituesve të garave Inspirel u jepet mundësia të vizitojnë zyra/firma të njohura botërore të arkitekturës dhe dizajnit. Së fundi, një nga fituesit e kaluar të garës Inspireli është punësuar nga firma Zaha Hadid Architects në Londër, pas një vizite me ftesë të firmës.  Pjesëmarrja në garë automatikisht garanton anëtarësinë e përhershme në platformë dhe nënkupton mundësinë për këshillim falas dhe rrjetëzim mes studentëve dhe universiteteve.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.