Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti mirëpret Odën Ekonomike të Gjenevës – Diskutohet rritja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë

    26/06/2025 18:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti të enjten një delegacion të Odës Ekonomike të Gjenevës, të udhëhequr nga kryetari i saj, Vincent Subilia.

    Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se gjatë takimit, delegacioni u informua mbi ecurinë ekonomike të Kosovës dhe indikatorët makroekonomikë, ku u theksua se vendi ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej 6% të BPV-së në katër vitet e fundit, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025, rritja ishte 3.6%.

    Përfaqësuesit e Odës Ekonomike u njohën edhe me përparësitë e Kosovës për investime të huaja, përfshirë koston e ulët operative, popullatën e re, aftësitë gjuhësore dhe kompetencat në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Po ashtu, u përmend nota kreditore BB- e dhënë nga Fitch Ratings dhe e rikonfirmuar në vitin 2024.

    Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua rolit të diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit, veçanërisht përmes investimeve në prodhim, eksport dhe ngritje të brendit kombëtar.

    Në përfundim, palët shprehën gatishmëri për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe përfshirjen konkrete të bizneseve nga Gjeneva në sektorë kyç në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kryediplomati kroat bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Mediat izraelite: Trump dhe Netanyahu bien dakord për përfundimin e luftës në Gaza për dy javë

    AAK-ja del me prezantim: Këta janë kandidatët për 11 komuna

    Të Fundit

    Kryediplomati kroat bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Mediat izraelite: Trump dhe Netanyahu bien dakord për përfundimin e luftës në Gaza për dy javë

    Kurti mirëpret Odën Ekonomike të Gjenevës – Diskutohet rritja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë

    AAK-ja del me prezantim: Këta janë kandidatët për 11 komuna

    Zjarr në parkingun e një marketi në Davidoc të Shtimes, digjet kamioneta e dëmtohet edhe një Mercedes

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.