Kryeministri i vendit Albin Kurti, po mban tubim në Istog. Ai nga atje, duke dashur ë tregoj se kanë ndihmuar nënat jehona, ua spjegoi qytetarëve në mënyrë shumë interesante shifrën prej 60 mijë përfituesve.
“60 mijë nëna e lehona i kemi ndihmuar, dhe mbi 400 mijë fëmijë prej 0-16 vjec. A e dini sa janë 60 mijë nëna, sa dyfishi i banorëve të Istogut. Në vitin 2020, qeveria paraprake i ka lanë borxhe të papagume 141 milionë euro ndaj operatorëve ekonomikë të sektorit privat. 141 milionë euro ia kemi pas borxh për shkak të keqqeverisjen A e dini sa janë 141 milionë euro? Sa buxheti i kombinuar i Istogut, Podujevës, Kamenicës, Shtimes, Hanit të Elezit marrë së bashku? E tash pas më pak se 4 vjet, me neve ky borxh ka ra në 33 milionë euro, apo më pak se buxheti i komunës së Gjakovës.” – tha Kurti.