Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesëmarrës në turneun e futbollit të vogël, që u organizua mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kurti theksoi se është ndarë i kënaqur me cilësinë e lojës që pa.
“Isha spektator. Isha shumë i kënaqur me cilësinë e lojës dhe e uroj shumë ekipin fitues për këtë lojë në shesh që na e bëri mbrëmjen e kësaj vere shumë të këndshme”, është shprehur shefi i qeverisë.
Ndryshe, ky turne u organizua nga data 12 deri më 15 korrik.