Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti: Lexime të rreme të aktgjykimit po e mbajnë Kosovën në krizë

    02/07/2025 21:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1 ka deklaruar se takimi me Presidenten Vjosa Osmani ka qenë i hapur dhe i përqendruar në diskutimin e krizës aktuale politike që po e mban vendin në një situatë të bllokuar që prej 19 prillit.

    “Takimi me Vjosën ka shkuar mirë në kuptimin që i diskutuam të gjitha temat dhe elementet përbërëse të situatës aktuale, e cila është ajo e moskonstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nga 19 prilli. Është një konstatim i përbashkët se nuk kemi më shumë se tre javë kohë. Më herët është më mirë, më vonë nuk bën. Ashtu e thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese – deri në fund të korrikut duhet të jetë gjithçka e kryer. Presidentja ka shprehur brengat e saj”, u shpreh Kurti.

    Ai gjithashtu foli për takimet me liderët e partive politike, duke thënë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur konkretisht në drejtim të zgjidhjes.

    “Ne jemi të vetmit që kemi lëvizur. Të nesërmen kanë qenë Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu në takime. Znj. Haxhiu ka deklaruar se për të nuk ka nevojë të votohet dy herë, sepse nuk është kandidate. Në takimin e së shtunës kam ftuar që të merremi vesh për një pako për përbërjen e Kryesisë së Kuvendit. Nëse nuk e doni votimin e fshehtë, dërgoni përfaqësuesit tuaj dhe kthehemi te vota e hapur”, tha ai.

    Kurti theksoi se ka një farë shprese për zgjidhjen e situatës, por jo shumë, duke kritikuar qasjen e opozitës ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

    “Unë kam shpresë, por nuk mund të them që kam shumë shpresë, për shkak të leximeve shumë të ndryshme që po i bëhen aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Janë lexime të gabuara nga ana e tyre”, përfundoi Kurti

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës

    Moti për sot dhe ditët tjera

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.