Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti “lavdërohet” për punën në veri, Bajrami: Mafia energjetike, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk lahen me patriotizëm të rrejshëm dhe flamur kuq e zi

    08/06/2025 18:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit pasi ai sot shkroi për “sukseset” e arritura të Qeverisë së tij në veri, e që sipas tij “veriu i Kosovës është më i qetë se kurrë”.

    Bajrami përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Kurtit se “mafia energjetike, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk lahen me patriotizëm të rrejshëm dhe flamur kuq e zi”.

    Ajo ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij janë përfshirë thellë në mafinë e energjetike dhe sipas saj institucionet si ZRrE, KOSTT, KEK e të tjera janë të kapura nga familjarë dhe militantë partiakë.

    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se si rezultat i kësaj “çdo ditë e më shumë po rritet varësia nga importi, duke i fryrë xhepat e EFT-së së Vuk Hamoviqit dhe GEN-it, kompani kjo që i paguan miliona euro ambasadorit të Albin Kurtit – Martin Berishaj, si dhe kompanive të tjera fiktive si NOA”.

    “Albin Kurti bart damkën e mbi 2,100 tenderëve njëburimor, përfshirë tenderë që jepen e negociohen në grupe WhatsApp-i. Ai vetë dhe njerëzit e tij janë fotografuar me dilerë të drogës. Ai e ka futur vendin në masa ndëshkuese nga BE-ja, ndërsa përpiqet të mbulojë dështimet e tij me retorikë boshe patriotike për katër komunat veriore, për sigurinë e të cilave garanton KFOR-i. Përfshirja në mafinë energjetike, në korrupsion dhe lidhjet me drogën nuk pastrohen me flamur kuq e zi dhe as me tregime fiktive për veriun”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo ka thënë se të gjithë e dimë çka ka ndodhur në veri, e sipas saj Kurti e ka kthyer Kosovën pesë vite mbrapa.

    “Në emër të normalizimit të situatës një ditë, jo larg, atje do të kthehen në punë policët, prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët e administratës që janë largua. E kur kjo të ndodhë ne ktheheni në kohën kur kryenegociatore ishte Edita Tahiri apo jo? Kjo do të thotë që i ke humbur Kosovës 5 vjet kohë, e ke futur vendin nën sanksione dhe i ke humbur Kosovës gjënë me të çmuar, përkrahjen aleatëve tanë më të rëndësishëm. KY ËSHTË ”REZULTATI” YT NË VERI, ASNJË TJETËR”, ka shtuar Bajrami.

    Sipas saj, Kurti ka kapur çdo institucion dhe “të gjitha po kundërmojnë nga korrupsioni, sepse po punojnë për interesa të ngushta – për tregtarë të energjisë duke dëmtuar rëndë sektorin privat dhe interesat e qytetarëve të Kosovës”.

    “Për fund, nëse me të vertetë kemi institucione të drejtësisë dhe sigurisë, ata që nesër duhet ta ndalojnë hyrjen në ndërtesën e qeverisë sepse je në shkelje të vazhdushme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Për me tepër ti Albin, kabineti yt dhe të gjithë ata që ke përreth duhet të hetoheni deri në detaje për dëmin që i keni bërë vendit duke punuar për interesa të ngushta e përfitime personale. Një shtet s’duhet t’i dorëzohet një njeriu, mjaftë!”, ka shtuar Bajrami ndër të tjera. Lajmi.net

    Postimi i saj i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Momenti kur KFOR dhe FSK e shpërthejnë granatën e dorës në Podujevë

    Haxhilerët nga Vushtrria me sukses mbyllin Haxhin duke “gjuajtur djallin me gurë”

    Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD

    Të Fundit

    Momenti kur KFOR dhe FSK e shpërthejnë granatën e dorës në Podujevë

    Haxhilerët nga Vushtrria me sukses mbyllin Haxhin duke “gjuajtur djallin me gurë”

    Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para gjykatës në Beograd, reagon MPJD

    Sveçla: Veriu i Kosovës tashmë i stabilizuar, ka ndikim pozitiv edhe në sigurinë rajonale

    Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.