sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti: Krimet në Srebrenicë kanë emër, andaj edhe ne do ta padisim Serbinë për gjenocid

    07/07/2021 10:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend ka folur për propozim-rezolutën e dënimit të Gjenocidit të Srebrenicës.

    Kurti tha se po mbështetet kjo rezolutë sepse është veprim fisnik.

    “Sot po e mbështesim një rezolutë me rastin e 26 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Ky është një veprim fisnik dhe i duhur e mbi të gjitha universales tonë njerëzore e dëshirës sonë për drejtësi. Gjenocidi në Srebrenicë është masakra më e madhe në Evropë pas luftës së dytë botërore. Për vit ne e kujtojmë Srebrenicën duke bërë thirrje për drejtësi. Në vitin 2016 unë shkova në Srebrenicë i ftuar nga Nënat e Srebrenicës.Srebrenica ishte e mbushur me varre e përkujtimore”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri Kurti ka pyetur se kush janë ata kriminelë që i fshehin trupat e vrarë.

    “Së pari gurët e varreve ankohen për mungesën e trupave, ata janë vrarë prej ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Kush janë ata kriminelë që bëjnë krim mbi krim duke fshehur trupat e vrarë. Millosheviqi vdiq i padënuar, bashkëpunëtorët e tij mbi 4000 mijë ushtarakë serbë jo vetëm që janë të lirë por janë në pushtet dhe vendimmarrës. Karagjiqi e Mlladiqi janë dënuar, por ende bashkëpunëtorët e tyre s’janë dënuar. Rezultatet e Gjenocidit pra entitete të dala nga spastrimi siç janë Republika Serbe funksionojnë duke e defunksionalizuar Bosjen”, ka thënë Kurti.

    Ai ka thënë se krimi në Srebrenicë ka marrë emër dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është cilësuar si gjenocid, duke thënë se e njëjta gjë duhet të bëhet edhe për krimet në Kosovë.

    “Ne kemi krimet në Kosovë, numrin e të vrarëve, grave të dhunuara, e dijmë edhe kush i ka bërë këto krime, por ende nuk kemi një emër për këtë krim. Andaj, Qeveria e Kosovës ka nisur me kujdes përgatitjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, në mënyrë që krimet në Kosovë të kenë emër”, ka thënë Kurti.

    Artikuj të ngjashëm

    ​Kurti: Marrëveshja nuk po zbatohet për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë

    Asistenti i Kurtit tallet me sëmundjen e Isa Mustafës

    “Nuk e di a mund ta konsiderojmë ende partner Albin Kurtin”, eurodeputeti gjerman për deklaratën e Hill: Thjesht, çmenduri

    Të Fundit

    As Vuçiq nuk ia pranon Edi Ramës propozimin për Asociacionin: Nuk ka të drejtë

    Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Qeveria: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, por ndërmjetësues kemi shumë

    Rama i përgjigjet akuzave dhe kritikave: Ata që shajnë për draft-Statutin e kanë një frikë

    Para zgjedhjeve të reja, Vuçiq kërkon më shumë autonomi për serbët në veri të Kosovës

    REL: Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.