Kurti kritikohet për reagimin për vrasjen e 18-vjeçares

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas reagimit të këtij të fundit për rastin e 18-vjeçares që u vra dje në Ferizaj.

Zogaj përmes një postimi në Facebook tha se një kryeministër qe ka pergjegjesi direkte ne zingjirin komandues te institucioneve nuk do duhej të reagonte në formë të tillë, siç thotë ai “sikur të ishte ndonjë person periferik në Kosovë”.

Zogaj shtoi se kjo s’e përjashton Kurtin nga pergjegjesia e drejtperdrejtë qe ka në qeverisje.

Postimi i plotë:Reklamë

Kur je kryeminister, askujt nuk duhet me i interesu nese din me i lidhe dy rreshta apo jo, por sa je ne nivel te pergjegjesive qe i ke marre. KM Kurti ne reagimin e sotem ne lidhje me rastin tragjik te nje vazje ne Ferizaj, kishte bere nje postim sikur te ishte ndonje person periferik ne Kosove, e jo si dikush qe ka pergjegjesi direkte ne zingjirin komandues te institucioneve. Kurti edhe le te mendon qe mundet me qene vetem “kryeminister moral” i Kosoves, por kjo s’e perjashton ate nga pergjegjesia e drejtperdrejte qe ka ne qeverisje.

Reklama