Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti: Kemi trefishuar Investimet në trashëgiminë kulturore

    08/07/2024 22:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Instagram se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë, sipas tij trefish më i lartë sesa në vitin 2021.

    Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore.”

    “Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë – trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë”.

    “E puna po vazhdon. Përditë. në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës,Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj,Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX, Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës, Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë,Muzeun e Hidroelektranës në Prizren, Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë, Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX, Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti,Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë”.

    “Janë drejt përfundimit në: Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë,Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova, Shtëpitë tradicionale të Janjevës, Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII, Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII, Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan, Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800, Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880, Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit, Shtëpinë e familjes Munik në Prizren, Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit, Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren, Kishën Katolike në Ferizaj, Xhaminë në Turbohovc të Istogut, Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës, Postën e Vjetër në Mitrovicë”, ka shkruar Kurti.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.