Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kurti: Kemi filluar përgatitjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian

    12/10/2022 18:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar raportin e progresit për Kosovën, duke thënë se vendi ka shënuar progres në shumë fusha.

    Kurti në një konferencë për media së bashku me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Kosova ka filluar përgatitjet për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    “Kemi filluar përgatitjet për ta dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian si hap i parë e me synim marrjen e statusit kandidat”, tha Kurti.

    Ndër tjerash, Kurti filloi t’i komentojë edhe fushat nëpër të cilat thotë se ka pasur progres Kosova.

    “Ka shënuar progres në shumë fusha, përkundër krizave globale që është përball jo vetëm Kosovë por i gjithë kontinenti evropian. Raporti që në fillim e përgëzon Kosovën për stabilitetin e qëndrueshmërinë politike. Edhe këtë vit janë ndërmarr reforma që kanë qenë rekomandime të BE’së për një kohë të gjatë, e të cilat u injoruan nga qeveritë e kaluara si psh: terminalet doganore private nuk janë në harmoni me marrëveshjen e stabilizim associmit, dhe kalimi gradual nga ato private në ato publike është rekomanduar që nga vitit 2018.Vitin e kaluar e hapëm terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa atë në Podujevë e kthyem në terminal shtetëror. Kemi rritur luftën kundër korrupsionit. Kemi përkrahur bujqit…”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar

    Kriza politike në Kosovë, profesori amerikan: Kurti duhet t’i japë fund bllokadës

    Afati 30 ditor drejt fundit, Kurti s’i ndalet gazetarëve – Thotë se i ‘‘duhet me shku me shpejtësi’’

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.