Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti: Kanë pritur që unë të vi në pushtet e ta kryej Asociacionin e Thaçit, a? Është absurde

    06/06/2024 09:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka bërë thirrje edhe një herë Serbisë që ta nënshkruajnë Marrëveshjen Bazike dhe të ecin para.

    Kurti po ashtu tha se Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është dashur që “ta kryejnë këta me Hashim Thaçin”.

    “Këta kanë pritur që unë vi në pushtet dhe ia kryej Asociacionin e Hashim Thaçit a? Nuk është reale kjo punë, është absurde”.

    “Paskan pritur që të vijë unë që e kundërshtoja ‘Zajednicën’ dhe ta kryejmë ‘Zajednicën’. Jo, ne kemi marrëveshje të re. Marrëveshja e re është Marrëveshja Bazike me aneks të zbatimit. Neni 7 thotë vetëmenaxhim i komunitetit serb”, tha Kurti në A2CNN.

    Më tej, Kurti tha se nuk e mohon ekzistencën e marrëveshje të mëparshme, por sipas tij, marrëveshja bazë për Asociacionin e vitit 2013 e nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri serb, Ivicia Daçiqi i ka 15 pika, ku tha se 6 janë për siç e quajti ai “Zajdenicën”, kurse 4 janë për integrimin e serbëve.

    “Marrëveshjen më të dashur që e ka Serbia, ajo i kërkon vetëm 6 nga 15 pikat. Ndërkohë 60% që e ka shkelur vetë, nuk do që ta përmendim.  Marrëveshja e vitit 2013 është shkelur nga Serbia sepse Beogradi ka dhënë urdhër më 5 nëntor 2022, katër kryetarëve në veri, 10 deputetëve në parlament dhe të gjithë policëve, gjykatësve dhe prokurorëve në veri të japin kolektivisht dorëheqje. Nuk mund të kërkosh nga unë që të zbatojë 40% e një marrëveshjeje që 60% e ka të shkelur”, tha Kurti,

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin

    Të Fundit

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.